Telegrafi

Interi refuzon një super ofertë për Icardin

Skuadra e Interit ka refuzuar në ofertë të çmendur në drejtim të sulmuesit të saj, Mauro Icardit.

Drejtuesit e Interit e shohin të pashitshëm sulmuesin argjentinas, pasi po rezitojnë pas cdo oferte në drejtim të tij.

Për qendërsulmuesin e Interit, është finalisti i Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid që ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm tash e dy vite.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas Gazetta dello Sport, skuadra spanjolle së fundmi kanë ofruar një shumë prej 50 milionë eurove për Icardin, pasi Diego Simeone është i etur të punoj me patriotin e tij.

Megjithatë, drejtuesit e Interin nuk janë menduar dy herë duke e refuzuar këtë ofertë, pasi e shohin të pashitshëm. /Telegrafi/