Juventus thuhet se janë takuar me Doyen Sports, por Inter ende nuk dëshiron të diskutojë për transferimin e Marcelo Brozovicit.
Bianconerët janë në gjueti për një mesfushor pas largimit të Paul Pogbas, dhe së fundmi kanë qenë të lidhur me reprezentuesin kroat të Interit.
Pavarësisht se Giuseppe Marotta, dje hodhi poshtë një lëvizje për Brozovicin, Sky beson se kampionët janë ende të interesuar për njeriun zikaltër.
Agjencia Doyen përfaqësojnë Brozovicin, por pavarësisht nga një marrëveshje me lojtarin, Inter ende refuzojnë të marrin në konsideratë shitjen e tij te Juventusi, duke preferuar një shitje jashtë vendit, me Tottenham Hotspur, Everton dhe Stoke City të interesuar.
Fondi i investimeve gjithashtu mban 10 për qind të sulmuesit brazilian ‘Gabigol’, por duket se interesi i ‘Zonjës së Vjetër’ në sulmuesin e Santosit është ftohur.
Klubi Brazilian po kërkojnë 30 milionë euro, një çmim të cilin Juventusi nuk e kanë ndërmend të paguajnë, sidomos pasi është anuluar transferimi prej 25 milionë eurove i Simone Zazaz te Wolfsburgu. /Telegrafi/