Portieri i Paris Saint-Germain, Alphonse Areola ishte gati të largohej nga klubi francez dhe të transferohet te Interi, por italianët refuzuan këtë mundësi.
Portieri francez ishte në kërkim të një largimi pas ardhjes së Gianluigi Buffon në Paris Saint-Germain.
Agjenti e tij Mino Raiola thuhet se u vë në punë duke ia ofruar atë klubit të madh italian, Interit.
Megjithatë, Interi e hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me portierin e PSG-së këtë verë,
Sipas mediumit italian Calciomercato, klubi italian zgjodhi të mbajë besimin me Samir Handanovicin në detyrë.
Përveç Nerazzurrëve, Raiola thuhet se ia ofroi edhe anglezëve të Chelseat portierin Areola pas largimit të Thiabaut Courtois.
Ndryshe, Areola është njëri nga portierët më të mirë në qarkullim dhe në këtë ndeshjet e para kampionale po luan si titullar te PSG. /Telegrafi/