Mbrojtësi belg i Barcelonës, Thomas Vermaelen pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.
Pas hapësirave të pakta nën urdhrat e Luis Enriques, Vermaelen ka vendosur të largohet në drejtim të një skuadre ku i garanton formacionin bazë.
Kështu e ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma dhe Interi janë në një garë të ashpër për t’i siguruar shërbimet e Vermaelenit.
Interi është duke i prirë garës pasi deri më tani ka ofruar 10 milionë euro, ndërsa Roma dy më pak.
Gjatë ditëve në vijim pritet që mbrojtësi belg të vendosë se cilës skuadër do t’i bashkohet. /Telegrafi/