Sipas medieve italiane, Interi thuhet se ka pranuar një ofertë nga Manchester United për Ivan Perisic.
Sipas Calciomercato.com, Interi ka pranuar ofertën e përmirësuar të Unitedit për 45 milionë funteve apo 51.2 milionë eurove për anësori kroat, Perisic.
Ylli kroat ka qenë një nga objektivat kryesore të trajnerit Jose Mourinho këtë verë, ndërsa synon të përmirësojë aftësitë sulmuese të skuadrës së tij.
Dhe, sipas medieve italiane një marrëveshje tani besohet të jetë afër përfundimit.
Unitedi bëri një ofertë prej 36 milionë eurove javën e kaluar – gjë që nuk iu afruar vlerësimit të Interit për më shumë se 50 milionë eurove.
Ndërsa, ata tani janë kthyer me ofertën më të lartë, me gjigantët italianë që thuhet se janë dorëzuar me faktin se do të humbin yllin e tyre këtë verë. /Telegrafi/