Telegrafi

Interi po përgatit ofertë për Moise Kean

Moise Kean (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Interi është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean – raporton Daily Express.

Sulmuesi italian kaloi te klubi i Ligës Premier në vitin 2018 nga Juventusi, mirëpo nuk ka arritur të përshtatet në kampionatin anglez.

20-vjeçari i kushtoi Evertonit 25 milionë funte (28.5 milionë euro), mirëpo ka shënuar vetëm një gol në 22 paraqitje.

Moise Kean si lojtar i Juventusit (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte dëshiron ta kthejë atë në Serie A, duke qenë se loja në kampionatin italian është më e përshtatshme për stilin e tij.

Trajneri i Nerazzurrëve e konsideron Keanin si zëvendësues ideal të Lautaro Martinezit, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit të ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/