Interi po mendon gjithmonë e më shumë për anësorin e Atalantas, Robin Gosens.
Antonio Conte po kërkon me çdo kush përforcimet në janar, pasi ka pak veta në skuadër.
Calciomercato.com shkua se Interi është i impresionuar me paraqitjet e Gosens këtë sezon, ku ka shënuar katër gola dhe dy asistime në 11 ndeshje.
Ai ka dukshëm statistikat më të mira sesa Kwadwo Asamoah, Antonio Candreva, Cristiano Biraghi dhe Valentino Lazaro.
Conte me sa duket është i pakënaqur me cilësinë e grupit të tij të tanishëm të lojtarëve të krahut, dhe beson se 25-vjeçari do të ishte një përforcim i fuqishëm.
Raportohet se për lojtarin ka interes edhe nga klubet e Ligës Premier, por është e vështirë që Atalanta të heq dorë në janar nga ai.
Gosens është te Atalanta që nga viti 2017, kur nënshkroi nga klubi holandez Heracles. /Telegrafi/