Site icon Telegrafi

Interi po mendon për transferimin e sensacionit të Bundesligas, por në garë për të është edhe Reali

Serhou Guirassy është sensacioni i këtij edicioni në elitën e futbollit gjerman.

Sulmuesi shtatlartë ka shkëlqyer me fanellën e Stuttgart, ku në nëntë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Calciomercato ka raportuar se Neroazzurët e kanë në listën e dëshirave reprezentuesin e Guinesë dhe në janar do të tentojnë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Evropa në këmbët e Serhou Guirassy, kush është sulmuesi që ka lënë mbrapa vetës emra si Kane e Lewandowski

Megjithatë aspak nuk do të jetë e lehtë një gjë e tillë, pasi lojtari është bërë objektiv i top klubeve evropiane dhe vlera e tij është rritur shumë.

Përveç zikaltërve në garë për Guirassyn janë edhe Real Madridi si dhe klube të tjera si Milan, Juventus, Ajax, Newcastle United, Arsenal e Tottenham Hotspur.

27-vjeçari ka kontratë me Stuttgartin deri në verën e vitit 2026, derisa vlera e tij ka shkuar në 40 milionë euro.

Kujtojmë që Stuttgarti e kishte në huazim sezonin e kaluar Guirassyn, derisa në verë pagoi nëntë milionë euro te Rennes për kartonin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version