Telegrafi

Interi po e projekton transferimin e Aubameyangut

Antonio Conte duket se nuk është i kënaqur me Romelu Lukakun dhe po kërkon një alternativë tjetër.

Sipas asaj që raporton Tuttomercato, trajneri italian ka kërkuar nga Interi që ta transferojë një sulmues tjetër.

Mediumi italian bën me dije se Nerazzurët do të tentojnë transferimin e Pierre-Emerick Aubameyangut nga Arsenali.

Romelu Lukaku

30-vjeçari nuk është i lumtur me rezultatet e Arsenalit dhe Conte thuhet se është një admirues i madh i lojës së tij.

Lexo po ashtu Aubameyang dhe Lacazette thuhet se kanë refuzuar kontratat e reja te Arsenali

Madje, sulmuesi gabonez deri më tani ka refuzuar të vazhdojë kontratën me The Gunners dhe sipas Daily Mail, po e kërkon largimin nga Emirates.

Aubameyang deri më tani në këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në 14 paraqitje për Arsenalin dhe transferimi te Interi në janar duket si i mundur. /Telegrafi/