Telegrafi

Interi planifikon transferimin e Pastores gjatë janarit

Mesfushori argjentinas i Paris Saint-Germainit, Javier Pastore thuhet se është subjekt i interesimit të gjigantëve italianë, Interit, të cilët duket të vazhdojnë ringjalljen e tyre si një nga skuadrat më të mira evropiane.

Siç raportohet nga TalkSport, 28-vjeçari argjentinas ka gjasa të kërkojë një largim nga Parisi pasi ata e forcuan skuadrën e tyre me Neymarin dhe Kylian Mbappen këtë verë.

Lexo po ashtu PSG përgatiti 'fshesën', gati katër largime të mëdha nga klubi

Me një bollëk të talenteve në mesfushë dhe në vijën sulmuese, Pastore mendon se së shpejti do të bëhet një rezervistë i ‘përbetuar’.

Edhe mediumi italian SportMediaset, raportoi se Interi po planifikon një lëvizje për ish-mesfushorin e Palermos, i cili ka kaluar gjashtë vjet në Parc des Princes, që prej lëvizjes së tij prej 39.8 milionë eurosh në vitin 2011.

Interi thuhet se ka planifikuar një ofertë për janar në drejtim të argjentinasit, me Chelsean dhe Liverpoolin që gjithashtu thuhet të jenë admirues të mesfushorit padyshim të talentuar.

Lexo po ashtu Formacioni i Palermos sikur mos të shiste yjet (Foto)

Pas arritjes së transferimit rekord të Neymarit në verë nga Barcelona, ​​Pastore e mirëpriti brazilianin duke ia dorëzuar fanellën e tij me numrin 10.

Pastore ia dhuroi Neymarit fanellën me numër 10

Ndonëse ishte një veprim shumë sportiv, nuk ka dyshim, janë ngritur pyetje nëse Pastore është i kënaqur me jetën në kryeqytetin francez që kur PSG kanë ngritur projekte të reja për dominimin e futbollit.

Përveç kësaj, PSG do të dëshirojë të largojë disa lojtarë për të përmbushur rregullat Financiare të Fair Play pas shpenzimeve të shumta në verë, kështu Pastore mund të jetë fillimi i eksodit nga Parisi.

Pastore ka luajtur 346 ndeshje për Parisianët, duke regjistruar 67 gola dhe 69 asistime deri më tani. /Telegrafi/