Site icon Telegrafi

Interi planifikon të mposht Juventusin në garën për transferimin e sulmuesit Scamacca

Interi mbetet i interesuar për Gianluca Scamacca dhe ata mund të mposhtin Juventusin për të nënshkruar me sulmuesin e Sassuolos duke ofruar një marrëveshje shkëmbimi.

Scamacca, 22 vjeç, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më premtues të Italisë dhe ka shënuar gjashtë gola në 19 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Juventusi është ndër klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij, por bardhezinjtë e vlerësojnë lojtarin 30-35 milionë euro, ndërsa Sassuolo po kërkon një shitje rreth 40-45 milionë euro.

Juventusi do të nënshkruante Scamaccan në huazim me një detyrim blerje, por klubi Neroverdi nuk është i gatshëm të shesë sulmuesin e tyre në janar.

Lexo po ashtu Drejtori i Sassuolos, Carnevali konfirmon interesimin e Interit për Raspadorin dhe Scamaccan

Ata tashmë e kanë shitur Jeremie Bogan te Atalanta, ndaj nuk janë të detyruar të ndajnë rrugët me një tjetër nga yjet e tyre për të balancuar librat.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Interi është hedhur në radhë për të nënshkruar me yllin italian.

Nerazzurrët janë të hapur për të përmbushur kërkesat e Sassuolos gjatë verës duke ofruar një tarifë afërsisht 45 milionë euro, duke përfshirë disa lojtarë që janë kërkuar nga Sassuolo kohëve të fundit.

 

Njëri është Andrea Pinamonti, aktualisht i huazuar te Empoli, ku ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje dhe që vlerësohet 20 milionë euro. Tjetri është mbrojtësi Lorenzo Pirola, një qendërmbrojtës tani i huazuar te Monza në Serie B.

Scamacca nuk është objektivi i vetëm në sulm për Interin pasi Nerazzurrët vazhdojnë të monitorojnë yllin e River Plate, Julian Alvarez. /Telegrafi/

Exit mobile version