Klubi i madh italian, Interi po përgatitet të humbasë mbrojtësin Milan Skriniar këtë verë.
Mbrojtësi është një shënjestër për Manchester Cityn, të cilët po përgatisin një ofertë të madhe për sllovakun.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi është i gatshëm t’ia besojë mbrojtjen Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastonit për sezonin e ardhshëm.
Nerazzurrët po planifikojnë gjithashtu një veprim për mbrojtësin shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla, si një zëvendësim direkt për Skriniar.
Nga ana e tyre, City e shikon Skriniarin si zgjidhjen përfundimtare për të ish-kapitenin Vincent Kompany i larguar një vit më parë.
Skriniar pëlqehet shumë edhe nga Barcelona dhe Liverpooli, ndërsa Interi nuk dëshiron të dëgjoj për oferta më të ulëta se 80 milionë euro. /Telegrafi/