Interi është duke përgatitur një ofertë të re për Romelu Lukakun, duke ofruar Ivan Perisic plus 55 milionë euro për Manchester Unitedit ose një ofertë tjetër prej 78 milionë eurosh në total.
Drejtuesit e Nerazzurrëve patën një takim sot (e hënë) me trajnerin Antonio Conte, në të cilin ai kërkoi përsëri blerjen e sulmuesit belg Lukaku.
Sipas FCInterNews.it, propozimi i Interit do të jetë 55 milionë euro plus Perisic, për të cilin Conte deklaroi se është “jo i përshtatshëm” për taktikat e tij.
Perisic kishte qenë një objektiv kryesor për Unitedin vitin e kaluar, por kjo ishte kur Jose Mourinho ishte në krye të klubit dhe çmimi i kërkuar ishte 50 milionë euro.
Situata tani ka ndryshuar dhe vlera e Perisicit ka rënë ndërkohë që skuadra nga Old Trafford nuk është më e interesuar për shërbimet e tij.
La Gazzetta dello Sport sugjeron se oferta do të arrijë 78 milionë euro duke përfshirë një shumëllojshmëri shtesash dhe shpërblimesh.
Kjo është ende më poshtë çmimit prej 84 milionë eurosh që Unitedi ka vendosur për qendërsulmuesin e Belgjikës.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në aksion Inter-Lukaku. /Telegrafi/