Interi thuhet se po punon për një marrëveshje për të nënshkruar në janar me sulmuesin e Shakhtar Donetsk, Bernard.
Nerazzurrët janë në kërkim të një lojtari me tipare sulmuese që do ta ndihmonte në masë të madhe sulmuesin kryesor, Mauro Icardi.
Mediat italiane gjatë ditëve të fundit kanë përmendur shumë emra lojtarësh për ‘trekuartistin’ e kërkuar nga Interi, teksa i fundit tani është braziliani Bernard.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Bernard ka qenë prej kohësh i admiruar nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.
Edhe koordinatori teknik i gjigantit italian, Walter Sabatini e pëlqen që një kohë të gjatë lojtari dhe e donte atë edhe në kohën sa ishte në Romë.
Kontrata e shtatshkurtrit brazilian skadon në fund të sezonit, por Nerazzurët do të jenë të përgatitur të paguajnë një çmim solid për ta sjellë atë në muajin e ardhshëm në Giussepe Meazza.
Megjithatë, faqja e internetit paralajmëron se skuadra kineze Hebei Fortune është gati t’i ofrojë 25-vjeçarin një pagë fitimprurëse prej 10 milionë eurosh dhe kjo mund t’ia vështirësoj punët Interit.
Bernard ishte pjesë e ekipit të Shakhtarit që ndihmoi në eliminimin e Napolin nga faza e Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu përfaqësoi vendin e tij, Brazilin, në Kupën e Botës 2014. /Telegrafi/