Site icon Telegrafi

Interi pas Walcottit

Interi është i interesuar që ta ofrojë në skuadër që në janar anësorin e Arsenalit, Theo Walcott.

Calciomercato.it shkruan se anglezët janë të interesuar të lirohen nga lojtari që në dimër.

Kontrata e tij nuk skadon deri në vitin 2019, por ai ka luajtur vetëm 46 minuta këtë sezon në Ligën Premier.

Klubi anglez ka shumë lojtarë në pozitat e sulmit dhe dëshiron ta zvogëlojë numrin.

Lexo po ashtu Revolucion në janar, të gjitha transferimet e skuadrave të mëdha në Serie A (Foto)

Calciomercato shkruan se Walcott ka qenë edhe më herët në radarët e Nerazzurrëve, por ardhja e Antonio Candrevas ia mbylli derën.

Përparësi për Interin do të ishte se anglezi luan në të gjitha rolet e sulmit.

Mauro Icardi nuk ka pushuar aspak dhe do të ishte ndihmë e madhe për të ardhja e Walcott. /Telegrafi/    

Exit mobile version