Interi thuhet se ka kthyer sytë tek dyshja e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez dhe Antonio Valencia.
Sipas mediumit të njohur The Indepedent, Interi është i lumtur të sjellë në skuadër Sanchezin nëse bën një shkurtim “drastik” të pagës së tij prej 579 mijë eurosh.
30-vjeçari u bashkua me Unitedin në janar të vitit 2018, por ai ka dështuar të tregojë vlerat e tij që nga nënshkrimi nga nga rivalët e Arsenalit.
Sulmuesi kilian ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka siguruar nëntë asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat për Djajtë e Kuq.
Megjithatë, Sanchez është ende shumë i vlerësuar në Itali pas shkëlqimit të tij me Udinesen midis viteve 2007 dhe 2011, kur ai ndihmoi italianët të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Independent gjithashtu shton se Interi mbetet i interesuar edhe në lojtarin tjetër të Unitedit, Valencian, kontrata e të cilit skadon këtë verë. /Telegrafi/