Interi është vënë pas anësorit të PSV dhe kombëtares së Holandës, Steven Bergwijn.
Sipas De Telegraaf, Interi do ta dërgojë një delegacion që ta vëzhgojë nga afër dhe të mbyll marrëveshjen.
Gjithmonë sipas gazetës, Nerazzurrët janë në garë me Manchester Unitedin, që po ashtu e duan lojtarin.
Çmimi i tij është 30 milionë euro dhe holandezët nuk lëvizin nën këtë ofertë.
Calciomercato.com thotë se klubi italian ia ka vënë syrin në ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve.
Bergwijn këtë sezon ka treguar formë të lartë ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar tetë herë për PSV-n.
Interi kërkon të përforcohet ende dhe këtë sezon është në vendin e tretë në Serie A. /Telegrafi/