Inter ka udhëtuar në Spanjë pa Romelu Lukaku në skuadër për ndeshjen kundër Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Belgu pësoi një lëndim në muskuj në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetskut dhe raporte të shumta zbulojnë se ai nuk ka udhëtuar në kryeqytetin spanjoll dhe kështu mungon në ndeshjen e madhe kundër Los Blancos.
Lukaku ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje deri më tani këtë edicion, por nuk është ftuar për ndeshjen e nesërme në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi 27-vjeçar mungoi në barazimin 2-2 me Parman në Serie A në të shtunën dhe raportimet në Itali kanë zbuluar se ai mund të humbasë ndeshjen kundër Atalantas përpara pushimit të radhës ndërkombëtar.
Tuttosport raportoi më parë që Interi dëshiron ta mbajë ish-sulmuesin e Manchester United në Pinetina në Milano gjatë pushimit, për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më serioz.
Lukaku ka shënuar 55 gola në 87 ndeshje për Belgjikën dhe ka shënuar 41 gola në 58 ndeshje për Nerazzurrët që nga transferimi i tij në San Siro në vitin 2019. /Telegrafi/