Telegrafi

Interi pa Joveticin

Stevan Jovetic do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku Interi do të përballet me Juventusin.

Nerazzurrët kanë pak gjasa të kalojnë tutje pasi në ndeshjen e parë kanë humbur me rezultat 3-0.

Megjithatë, malazezi ka një lëndim në muskujt e tij, lëndim që i ndodh shpesh këtij lojtari dhe që i ka penduar në rritjet në karrierë.

Ish lojtari i Manchester City mund të kthehet në ndeshjen e së dielës kundër Palermos në Serie A.

Jovetic deri tani ka bërë 19 paraqitje duke shënuar katër gola dhe duka asistuar dy herë. /Telegrafi/