Ante Rebic mund të transferohet te Interi gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi kroat ishte i lidhur verën e vitit të kaluar me Bayernin e Munichut, por në fund vendosi të qëndrojë tek Frankfurt.
Tani është skuadra e Interit që po dëshiron transferimin e lojtarit nga gjysmëfinalisti i sivjetmë i Ligës së Evropës.
Ka qenë e përditshmja gjermane Sport Bild që ka lajmëruar se Neroazzurët kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit.
Inter i ka ofruar një pagë prej katër milionë euro në stinor Rebicit në rast se pranon të transferohet në Meazza.
Kjo pagë që i është ofruar nga Inter është dyfishi që ai fiton aktualisht tek Eintracht Frankfurt.
25-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte dhe shihet si zëvendësuesi adekuat i Ivan Perisic që pritet të largohet.
Rebic ka pranuar se i pëlqen të luaj në Serie A, por duhet të bindet Frankfurti që pretendon të fitojë rreth 45 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/