Telegrafi

Interi ofron Nainggolanin për Chiesan

Interi është duke tentuar që me çdo kushte të transferojë Federico Chiesan nga Fiorentina në këtë verë.

Nerazzurët ka kohë që po tentojnë të transferojnë anësorin, mirëpo rivali nga Serie A ka refuzuar deri më tani të heq dorë nga shërbimet e tij.

Calciomercato raporton tani se Interi është i gatshëm që të ofrojë Radja Nainggolanin, që aktualisht është në huazim te Cagliari.

Fiorentina do të pajtohet të lë lojtarin të largohet, mirëpo kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu 'Luftë' ofertash për Federico Chiesan nga gjigantët evropianë

Por, Interi dëshiron që të dy skuadrat të pajtohen me shkëmbimin e lojtarëve dhe ata të paguajnë një shumë rreth dhjetë milionë euro.

Kujtojmë se në garë për Chiesan është edhe Juventusi, gjersa dëshira e lojtarit është që t’i bashkohet Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/