Site icon Telegrafi

Interi ofron Joao Marion te Atletico, spanjollët i propozojnë Gaitanin si pjesë të marrëveshjes

Mediat në Itali dhe Spanjë raportojnë se Atletico Madridi dhe Interi po konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi mes fantazistit Joao Mario dhe mesfushorit Nicolas Gaitan.

Nerazzurët janë në kërkim të emrave të rinj në skuadër, pasi kanë pasur rënie të formës në ndeshjen e fundit, ku e gjitha erdhi si shkak i alternativave të pakta në skuadër.

Trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit së paku tri përforcime në skuadër apo në çdo repart nga një emër të ri.

Lexo po ashtu Barcelona e hapur ta lirojë Rafinhan te Interi

Deri më tani shumë emra janë përmendur si transferime të mundshme të Interit, ndërsa i fundit në listë është argjentinasi i Atleticos, Gaitan, i cili mendohet të përfshihet në një marrëveshje me portugezin Mario, por jo e tërësishme pasi italianët do fitonin edhe disa miliona.

Lexo po ashtu Interi në bisedime me Barcën për Deulofeun

Sipas Diario AS dhe Sky Sport Italia raportojnë se të dy lojtarët – të cilët zgjedhje të dyta në klubet e tyre të tanishme – janë të etur të lëvizin në kahe të kundërta dhe negociatat thuhet se kanë filluar.

Gjigantët milanezë thuhet se kanë ofruar mesfushorin portugez te klubi Los Rojiblancos, të cilët nga ana tjetër kanë sugjeruar që Gaitan, 29 vjeç, të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje shkëmbimi.

Lexo po ashtu Mario largohet nga Interi, drejt transferimit në La Liga

Mario dhe Gaitan thuhet se nuk e përjashtojnë një transferim, pasi duan të kenë më shumë ndeshje dhe minuta të luajtura për të mos e humbur vendin e tyre te Kombëtaret për tu thirrur në Kampionatin Botëror.

Southamptoni janë një nga klubet angleze që thuhet se janë të interesuar për argjentinasin e Atleticos, i cili u nënshkrua nga Benfica në verën e vitit 2016 për një shifër rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version