Telegrafi

Interi ofron 70 milionë për dyshen, Roma i refuzon

Roma thuhet se ka refuzuar një ofertë të kombinuar prej 70 milionë eurosh nga Interi për dyshen, Antonio Rudiger dhe Radja Nainggolan.

Interi është në kërkim të emrave të rinj për sezonin e ri, pasi shumë nga futbollistë e ekipit të sivjetmë nuk kanë bindur.

Lexo po ashtu Banega në marrëveshjen për Di Marian?

Sipas Mediaset Premium, Nerazzurët kanë paraqitur një ofertë të majme për dyshen e Romës, Rudiger dhe Nainggolan.

Megjithatë, ky medium thekson se kjo ofertë nuk është marr në konsideratë nga klubi kryeqytetas duke e refuzuar atë.

Lexo po ashtu Interi po e kërkon Danilon

Mediat sugjerojnë se do të duhej të paktën 50 milionë euro për secilin lojtarë në mënyrë që klubi romak të fillonte diskutimet me homologët e tyre milanezë.

Interi nuk ka bërë asnjë sekret të admirimit të tyre për dyshen, me burime të ndryshme duke theksuar interesin që vjen nga San Siro. /Telegrafi/