Interi po po vazhdojnë të interesohen për Federico Bernardeschin, duke i ofruar Fiorentinës 35 milionë euro plus Gianluca Caprarin ose Ederin.
Por, Violat kanë vendosur një çmim prej 50 milionë euro për mesfushorin krijues, i cili mund të luajë në role të ndryshme.
Juventusi, Arsenali dhe Chelsea gjithashtu po ndjekin Bernardeschin, i cili aktualisht është me kombëtaren italiane në Kampionatin Evropian U-21, transmeton Telegrafi.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter është duke ofruar 35 milionë euro plus një lojtar.
Preferenca për trajnerin e ri të Violës, Stefano Pioli do të ishte Eder, por ka shumë gjasa që ta transferojnë Caprarin, i cili ishte i huazuar te Pescara.
Deri më tani është raportuar se Bernardeschi do të preferonte Juventusin, por Fiorentina po reziston që ti shes lojtarin ekipit rival. /Telegrafi/