Interi po vazhdon të ndjekë bosin e Chelseat, Antonio conte.
Pronarët kinezë të Interit janë seriozisht të përkushtuar që të investojnë dhe të sjellin vetëm emra të dëshmuar.
Conte shihet si njeriu ideal për ringjalljen e Interit dhe sipas Daily Mirror, Nerazzurët kanë bërë gati një ofertë prej 12 milionë eurosh në sezon për teknikun italian.
Tuttosport po ashtu shkruan se Interi ka kontaktuar me Conten dhe tashmë dëshiron t’ia dëshmojë gatishmërinë duke i marrë lojtarët që ai i dëshiron.
Në listën e dëshirave të Contes është Radja Nainggolan dhe mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay, për të cilët Interi tashmë ka bërë oferta.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por zhvillimet në shtëpinë zikaltër duket se janë serioze. /Telegrafi/