Romelu Lukaku është dëshira e madhe e Interit për afatin kalimtar të verës.
Skuadra italiane ka për qëllim ta sjell në Giuzeppe Meazza belgun si zëvendësues të Icardit që pritet të largohet.
E mediat italiane kanë shkruar se oferta e parë e Interit është refuzuar nga Djajtë e Kuq.
Neroazzurrët kanë ofruar 30 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit kroat Ivan Perisic.
Këtë ofertë Djajtë e Kuq e kanë refuzuar, pasi dëshirojnë vetëm 70 milionë për ta lënë të lirë sulmuesin belg.
Një kundërofertë tjetër nga United është se kanë kërkuar shkëmbimin kokë me kokë mes Lukakus dhe Skriniar, por as këtë ide nuk e ka pranuar Interi.
Kujtojmë që sulmuesi belg është dëshira kryesore e Antonio Contes, pasi trajneri italian pritet të zyrtarizohet te Interi. /Telegrafi/