Interi është gati të shpenzojë 26 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Lucas Biglia.
Nerazzurrët janë lidhur me argjentinasin qe një kohë dhe tash Stefano Pioli dëshiron ta sjellë ish-lojtarin e tij që në afatin e janarit.
30-vjeçari ka kontratë me Biancocelestët deri në verën e vitit 2018 dhe deri më tani nuk është pajtuar për rinovimin e kontratës me klubin kryeqytetas.
Sipas Premium Sport, oferta e Interit (prej 26 milionë eurosh) është e lartë për një lojtar 30 vjeçar.
Megjithatë, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është zotuar se nuk dëshiron ta humbë kapitenin. /Telegrafi/