Telegrafi

Interi me ofertë të fundit për Lukakun – Unitedi pranon 80 milionë euro për belgun

Interi ka bërë tentimin e fundit për ta transferuar Romelu Lukakun nga Manchester United.

Skuadra italiane po e kërkon me ngulm sulmuesin belg, mirëpo Djajtë e Kuq po kërkojnë rreth 89 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Gazetari i beIN Sports, Tancredi Palmeri, raporton se Nerazzurët kanë bërë ofertë te skuadra angleze rreth ka ofertë 80 milionë euro (75 milionë euro + 5 milionë bouse) për 26-vjeçarin.

Gazetari italian sugjeron që kjo ofertë është e ndryshme pasi marrëveshja e mundshme me Juventusin për shkëmbimin e 26-vjeçarit me Paulo Dybalan, ka dështuar.

Si rezultat, Djajtë e Kuq nuk e kanë refuzuar menjëherë ofertën, siç vepruan më herët gjatë sezonit.

United thuhet se ka pranuar bisedimet me klubin nga Serie A, por që në marrëveshje mund të përfshihet Mauro Icardi, që e do largimin nga Giuseppe Meazza. /Telegrafi/