Interi është protagonist i madh në ditët e fundit të tregut të transferimeve verore.
Klubi zikaltër dëshiron edhe një lojtar në mbrojte, pasi ky është reparti ku ata çalojnë më së shumti.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi i ka bërë një ofertë Arsenalit për Shkodran Mustafit.
Huazim dy milionë euro, por me të drejtën e blerjes, por kjo gjë është refuzuar nga Arsene Wenger.
Në sfond për klubin nga Milano janë edhe Eliaquim Mangala dhe Mamadou Sakho. /Telegrafi/