Telegrafi

Interi me ofertë për Aleix Vidal

Interi planifikon të bëjë ofertë për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Aleix Vidal, në afatin kalimtar të janarit.

Katalunasit e transferuan lojtarin nga Sevilla në verën e vitit të kaluar, mirëpo ai ka mbetur jashtë planeve të Luis Enriques.

Trajneri preferon ta angazhojë Sergi Roberton në atë pozitë, prandaj 27-vjeçari planifikon të largohet nga Camp Nou.

Burime të ndryshme thonë se në afatin dimëror, Nerazzurrët do të bëjnë ofertë për të.

Gjatë këtij afati verore, Aleix Vidal u kërkua edhe nga Milani. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Milani i gatshëm të nënshkruajë me yllin e Barcës