Telegrafi

Interi me ofertë konkrete për Schick nëse sulmuesi kalon problemin kardiak

Mediat italiane raportojnë se Interi ka ofruar 30.5 milionë euro për sulmuesin e Sampdorias, Patrik Schick, por vetëm nëse problemi i tij kardiak është zgjidhur, pas dështimit të transferimit te Juventusi.

Qendërsulmuesi çek ishte i vendosur të bashkohet me Juven muajin e kaluar, por një problem i lehtë në zemër gjatë testeve mjekësore bëri që marrëveshja të dështoj.

Lexo po ashtu Interi ka marrëveshje për Schickun, por lojtari ende e pret Juventusin

Tani Schick pritet t’i nënshtrohet testeve të reja të plota mjekësore në gjysmën e dytë të javës së ardhshme dhe nëse ai është në rregull, do të kthehet përsëri në treg.

Fotomontazh: Schik me fanellën e Interit

Sipas Corriere dello Sport, Interi tashmë ka arritur me një propozim me vlerë prej 30.5 milionë euro, pagesë e cila do bëhej gjatë një periudhe trevjeçare apo në tri këste.

21-vjeçari reprezentues i Çekisë do të fitonte te Nerazzurrët një kontratë pesëvjeçare me vlerë dy milionë euro plus bonuset në sezon. /Telegrafi/