Mediat italiane raportojnë se Interi ka ofruar 30.5 milionë euro për sulmuesin e Sampdorias, Patrik Schick, por vetëm nëse problemi i tij kardiak është zgjidhur, pas dështimit të transferimit te Juventusi.
Qendërsulmuesi çek ishte i vendosur të bashkohet me Juven muajin e kaluar, por një problem i lehtë në zemër gjatë testeve mjekësore bëri që marrëveshja të dështoj.
Tani Schick pritet t’i nënshtrohet testeve të reja të plota mjekësore në gjysmën e dytë të javës së ardhshme dhe nëse ai është në rregull, do të kthehet përsëri në treg.
Sipas Corriere dello Sport, Interi tashmë ka arritur me një propozim me vlerë prej 30.5 milionë euro, pagesë e cila do bëhej gjatë një periudhe trevjeçare apo në tri këste.
21-vjeçari reprezentues i Çekisë do të fitonte te Nerazzurrët një kontratë pesëvjeçare me vlerë dy milionë euro plus bonuset në sezon. /Telegrafi/