Telegrafi

Interi nuk ia ka frikën Juves

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, thotë se klubi i tij nuk ka frikë nga përforcimi akoma më i madh i Juventusit para sezonit të ri.

“Juve ishte shumë i fortë dhe është përforcuar me disa lojtarë të shkëlqyer”, është shprehur ai për FcInterNews.it.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

“Mirëpo, unë po shikoj brenda mureve tona. Nuk jam i frikësuar nga fakti se Juventusi e ka transferuar Higuainin”.

“E dimë se na mungon diçka, por e dimë se i kemi transferuar disa lojtarë të mirë”, ka shtuar Auselio. /Telegrafi/