Mbrojtësi spanjoll, Aleix Vidal ka pësuar një lëndim të rëndë javë më parë.
Edhe pse ndodhet jashtë fushave, spanjolli mbetet një objektiv madhor i Interit.
Skuadra italiane është duke kërkuar ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe spanjollin e ka të parin në listë.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Mundo Deportivo’, krerët e klubit italian kanë biseduar me Barcelonën për yllin e tyre.
27-vjeçari mund t’i bashkohet Interit për një shumë rreth 15 milionë euro.
Kujtojmë që Vidal iu bashkua vitin e kaluar Barcelonës nga Sevilla dhe ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2020. /Telegrafi/