Site icon Telegrafi

Interi nuk heq dorë nga Vidali

Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal është rikthyer në radarin e klubit italian, Interit.

Vidal dhe Antonio Conte kanë punuar për disa vite tek Juventusi, por mund të bashkohen përsëri tek një skuadër tjetër italiane.

Bëhet fjalë për Interin, ku Conte ka marr detyrën e trajnerin, ndërsa Vidal po pëlqehet nga drejtuesit e klubit.

Lexo po ashtu Barca planifikon të grumbullojë 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarëve

Kiliani nuk shihet pjesë e planeve të trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona dhe Interi po e shikon me kujdes situatën.

Vidal dhe Valverde

Sipas mediave në Spanjë, hipoteza Vidal-Inter është më e drejtë se kurrë tani në këta afat kalimtar veror.

Nerazzurrët synojnë ta marrin lojtarin në huazim, pasi mesfusha pritet të ketë disa largime si Joao Mario, Borja Valero dhe Radja Nainggolan. /Telegrafi/

Exit mobile version