Interi ka marrë një barazim me Fiorentinën duke barazuar 1-1, me një gol të pranuar në fund të ndeshjes.
Fiorentina e nisi ndeshjen më mirë duke rrezikuar dy herë që në minutat e parë.
Davide Astori ishte i pari, pastaj rrezikoi edhe Federico Chiesa.
Të dy skuadrat tentuan të rrezikojnë në pjesën e parë dhe zhvilluan një ndeshje me ritëm të lartë, por pa i prekur portat.
Pjesa e dytë nisi me një rast të mirë të Chiesas, por pa sukses.
Interi arriti ta zhbllokojë rezultatin (1-0) me Icardin pas një harkimi në zonë.
Sulmuesi gjuajti me kokë, por Sportiello e ndali goditjen e parë, ndërsa e dyta ishte ‘vrasëse’ për të (55’).
Pas barazimti Firorentina tentoi të rrezikoi me Biraghin, Chiesan dhe Babacar, por pa sukses.
Ndërkohë Interi provonte që përmes kundërsulmeve të shënojë dhe kishte rast të mirë me Perisci në minutën e 86-të.
Kur pritej fitorja e Interit në skenë doli Simeone, i cili pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi pëe 1-1.
Pas këtij barazimi Interi ka 42 pikëve, pesë më pak se Juve që është e dyta. /Telegrafi/
https://twitter.com/InterYaSkriniar/status/949389849307607042