Real Madrdi është klubi favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Spanjollët në gjysmëfinale do të luajnë kundër Manchester Cityt, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është në mes të Bayernit dhe Atletico Madridit.
Por, sipas Corriere dello Sport, nëse Los Blancos fitojnë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, ata i detyrohen Interit pesë milionë euro.
Lexo më shumë: Ndeshjet e mbetura të Atleticos, Barcës dhe Realit
E gjitha kjo është pjesë e klauzolës së Mateo Kovacic, i cili në verë u transferua nga Nerazzurrët.
Por, nëse Reali dështon të fitojë njërin nga titujt, atëherë shuma me shumë mundësi do të përgjysmohet. /Telegrafi/