Telegrafi

Interi nuk e ndjen mungesën e Lukakut- Dzeko më i mirë se ai duke i siguruar klubit edhe 20 milionë euro

Edin Dzeko është më i mirë se Romelu Lukaku, pasi të paktën kështu thonë numrat.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi nuk o e ndjenë largimin e belgut që u rikthye në Chelsea në verë, përkundrazi.

Sipas kësaj gazete, Lukaku shënoi 11 gola në 18 paraqitjet e para për Nerazzurrët, një më shumë se Dzeko.

Por golat e tij në Ligën e Kampionëve dhe kalimi i Interit në 1/16 bëjnë që suksesi i klubit të jetë më i madh.

Dy golat e fundit ​​të Dzekos ndaj Shakhtarit, që e çuan Interin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ku Nerazzurrët do të jetë më të pasur për 20 milionë euro.

Në Serinë A, Dzeko dhe Lukaku kanë një efekt të ngjashëm – dy asistime, të njëjtin numër goditjesh në portë (21) dhe të njëjtën përqindje realizimi (23%).

Dzeko kryeson në segmentin e rasteve të krijuara (21 me 20), topa të luajtur (618 me 585), më shumë pasime (393 me 370) dhe pasime të suksesshme (295 me 250).

Kujtojmë se Dzeko këtë sezon po luan në mënyrë fantastike me fanellën e Interit. Ai tashmë ka shënuar 10 gola në të gjitha garat dhe ka shtuar tre asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/