Interi nuk do të futet në garë për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Sipas Calciomercato, Ozil nuk ka qenë asnjëherë objektiv i Interit, pasi drejtori sportiv Piero Ausilio dhe ai teknik Walter Sabatini, nuk e pëlqejnë lojtarin.
Sipas kësaj ueb faqes, 28 vjeçari i është ofruar disa skuadrave në Serie A, por të gjitha e kanë refuzuar.
Një prej arsyeve është se Ozil fiton tetë milionë euro pagë, por kontrata i skadon me Arsenalin në fund të sezonit.
Më parë ishte shfaqur ideja që Interi të futet në marrëveshje shkëmbimi me Joao Marion.
Këtë mundësi është vet Luciano Spalletti që e ka refuzuar, duke dashur të punojë me portugezin Mario.
Ozil nuk është i domosdoshëm te Arsenali dhe Wegner mund të mos i ofrojë marrëveshje të re. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Dv4wck4f3oc