Agjenti i Javier Pastores ka sqaruar se nuk ka asnjë kontakt me Interin në lidhje me klientin e tij.
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit kishte thënë të martën se nuk mund të garantonte nëse ai dhe Angel Di Maria do të qëndronin në Parc des Princes.
Ndërsa tash edhe përfaqësuesi i Pastores ka theksuar se nuk e di se a do të qëndrojë klienti i tij në kryeqytetin francez.
28-vjeçari është lidhur me Interin qe një kohë, mirëpo agjenti i tij ka thënë se tash për tash nuk ka asgjë konkrete.
“Nuk ka asgjë me Interin tash për tash”, ka thënë Marcelo Simonian për Foot Mercato.
“Vërtet asgjë!”, ka përsëritur agjenti i mesfushorit argjentinas.
Pastore ka luajtur në Serie A te Palermo nga kua u largua në vitin 2011. /Telegrafi/