Site icon Telegrafi

Interi nuk dorëzohet për Candrevan

Interi tani kanë ofruar 18 milionë euro plus kartonin e Andrea Ranocchia për mesfushorin italian, Antonio Candreva.

Nerazzurrët janë në kërkim tash e një kohë të mesfushorit të krahut të klubit lacial, sidomos tani që ai po tregon aftësitë e tij në Euro 2016.

Sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltrit tashmë kanë një marrëveshje personale me lojtarit dhe janë vetëm duke u përpjekur për të bindur presidentin Claudio Lotito për të përmbushur çmimin që kërkon.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Interi tani kanë ofruar 18 milionë euro në ofertën e tyre, plus pronësinë e mbrojtësit qendror Andrea Ranocchia, i cili është kthyer nga huazimi i tij te Sampdoria.

Megjithatë, Lotito vazhdon të qëndroj stoik, pasi sipas disa raporteve kërkesa e tij e mëparshme prej 25 milionë eurove, është ngritur në 30, duke parë paraqitjet e mira të Candrevas në Euro 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version