Telegrafi

Interi nuk dëshiron huazimin e Karamoh, refuzohet West Hami

Yann Karamoh në ndehsjen ndaj Cagliarit në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Interi nuk dëshiron të huazojë Yann Karamoh, së paku kështu janë mendimet e klubi italian aktualisht.

Së fundmi ishte West Ham Unitedi që ka shfaqur interesim për të huazuar talentin francez për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.

Por, sipas TuttoMercatoWeb, klubi anglez ka marrë përgjigje negative nga zikaltrit.

Yann Karamoh gjatë një aksioni ndaj Chievos (Foto: Getty Images)

E vetmja marrëveshje që mund të bëhet ndoshta ajo ne Monacon.

Interi dëshiron Keita Balden dhe kështu në marrëveshje mund të përfshihet edhe ish-anësori i Cean.

Nëse Interi nuk pranon huazime, atëherë mund të themi që e ardhmja e Karamoh është e shkruar.

Këtë sezon anësori është paraqitur në 14 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/