Interi nuk dëshiron të huazojë Yann Karamoh, së paku kështu janë mendimet e klubi italian aktualisht.
Së fundmi ishte West Ham Unitedi që ka shfaqur interesim për të huazuar talentin francez për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.
Por, sipas TuttoMercatoWeb, klubi anglez ka marrë përgjigje negative nga zikaltrit.
E vetmja marrëveshje që mund të bëhet ndoshta ajo ne Monacon.
Interi dëshiron Keita Balden dhe kështu në marrëveshje mund të përfshihet edhe ish-anësori i Cean.
Nëse Interi nuk pranon huazime, atëherë mund të themi që e ardhmja e Karamoh është e shkruar.
Këtë sezon anësori është paraqitur në 14 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/