Telegrafi

Interi nis bisedimet për transferimin e Emerson Palmierit

Pas transferimit të mbrojtësit të djathtë Achraf Hakimit, Interi ka hapur bisedimet me Chelsean për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të majtë Emerson Palmieri.

Hakimi më në fund iu bashkua Interit të enjten në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh për t’u bërë zgjedhja e parë e Nerazzurrëve sezonin e ardhshëm.

Tani, sipas Sky Sport Italia, Antonio Conte dëshiron që Emerson të jetë mbrojtësi i tij i majtë dhe për këtë arsye ka udhëzuar drejtuesit që ta ndjekin atë.

Lexo po ashtu Spastrim i madh tek Chelsea, Lampard ia tregon derën e largimit 12 futbollistëve

Edhe pse ende nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare, mediumi italian konfirmon se Interi ka filluar negociatat me Chelsean për 25-vjeçarin.

Ish-mbrojtësi i Romës ndoqi Conten në Stamford Bridge në janar të vitit 2018 pas një transferimi prej 20 milionë eurosh.

Sidoqoftë, ai ka luajtur vetëm 53 herë në dy sezone gjysmë, duke mos arritur ta zhvendosë veten si titullar fiks i Bluve para spanjollit Marcos Alonso. /Telegrafi/