Site icon Telegrafi

Interi nesër zyrtarizon transferin e ri

Orë vendimtare për të ardhmen e Antonio Candreva. Edhe pse nuk ka një marrëveshje zyrtare të arritur mes Interit dhe Lazios, mediet në Itali shkruajnë se 29 vjeçari nesër do të arrij në Milano, për të kryer vizitat mjekësore.

Pritet që nesër Lazio t’i thotë po ofertës prej 25 milionë euro të Interit për Candrevan, i cili me skuadrën zikaltër do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare, ku do të përfitojë 2,7 milionë euro në sezon.

Candreva që në karrierën e tij ka veshur fanellat edhe të Juventusit, Parmës, e Cesenës, viteve të fundit ka qenë lojtari kyç te Lazio, ndërsa ishte pjesë e ekipit të Italisë në Euro 2016 që u mbajt në Francë.

Exit mobile version