Telegrafi

Interi nënshkruan me Belottin vetëm me një kusht

Inter thuhet se ka hapur bisedimet me Torinon për të nënshkruar me Andrea Belottin, por kampionët e Serie A do të nënshkruajnë me sulmuesin italian me një kusht.

Lojtarit i përfundon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij me Granata.

Sipas raportimeve të shumta në Itali, Nerazzurrët tani kanë hapur bisedimet për të nënshkruar me italianin i cili mund të largohet për 20-22 milionë euro.

Sidoqoftë, objektivi prioritar për gjigantët e Serie A është Joaquin Correa. Sulmuesi i Lazios dëshiron të largohet nga Stadiumi Olimpico dhe Simone Inzaghi është i etur të ribashkohet me të në Milano.

Megjithatë, çmimi i kërkuar i Biancocelesti është 40 milionë euro, ndërsa Interi ka ofruar 30 milionë, përfshirë bonuset.

Sipas Tuttosport, drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta është me nxitim për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas dhe pret një përgjigje nga Lazio në 24-48 orët e ardhshme. Nëse Claudio Lotito nuk do të pranojë ofertën e Interit, atëherë Nerazzurri do të hidhen në sulm për Belottin.

Kampionët e Serie A tashmë kanë nënshkruar me Edin Dzekon për të zëvendësuar Romelu Lukakun, por ata pritet të nënshkruajnë gjithashtu me një sulmues tjetër, Correa ose Belotti. /Telegrafi/