Interi është në negociata me Southamptonin për mbrojtësin portugez të krahut të djathtë, Cedric Soares, raportojnë mediat italiane.
Nerazzurrët kanë qenë duke ndjekur italianin Matteo Darmian, por Manchester United kërkon gjashtë milionë euro për huazimin gjashtëmujor me gjashtë milionë euro për të blerë në fund të sezonit.
Kështu, ish-mbrojtësi i Torinos më shumë është i prirur të transferohet te Juvensuti, që gjithashtu kërkon shërbimet e tij.
Sipas gazetës Sportitalia, tani Interi është kthyer diku tjetër në Ligën Premier, ku emri që po lakohet me ta është 27-vjeçari portugez, Soares.
Ai ka qenë tek klubi nga St Marys që nga viti 2015, kur është blerë nga portugezët e Sporting CP për shtatë milionë euro.
Soares ka bërë 22 ndeshje konkurruese për klubin këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe dy asistime.
Besohet Interi se e sheh atë si një alternativë ndaj Sime Vrsaljko, problemet e vazhdueshme të lëndimeve të së cilit mund ta shohin atë të kthehet në Atletico Madrid.
Gjatë ditës së sotme ose kësaj jave pritet të ketë të reja në këtë drejtim, raporton mediumi italian. /Telegrafi/