Telegrafi

Interi në kërkim të një mbrojtësi, shikon nga kampionati holandez

Interi pritet ta shes njërin nga yjet e mbrojtjes gjatë verë për ta përmirësuar bilancin financiar.

Neroazzurët mund ta shesin njërin mes Stefan De Vrij ose Milan Skriniar, pasi për të dy ofertat nuk mungojnë kryesisht nga kampionati anglez.

Duke parë se njëri nga lojtarët kryesorë mund të largohet, Interi ka filluar të mendojë për zëvendësimin e tij.

Drejtuesit zikaltër janë duke shikuar opsione në elitën e futbollit holandez Eredivisie për ta përforcuar repartin e mbrojtjes.

Mediumi italian SportMediaset bën të ditur se Interi është duke ndjekur argjentinasin e Feyenoord, Marcos Senesi i cili ka edhe nënshtetësi italiane.

Ndërkohë emri tjetër në listën e kampionëve në fuqi të Italisë është ai i mbrojtësit tjetër argjentinas, Lisandro Martinez që aktivizohet me Ajaxin.

Të dy lojtarët janë gati për të bërë hapin e madh në karrierë dhe vlerësohen rreth 30 milionë euro nga skuadrat përkatëse. /Telegrafi/