Telegrafi

Interi në kërkim të Kroosit

Interi besohet se ka hartuar listën për transferimet gjatë verës.

Toni Kroos është në krye të listës së dëshriave të Interit që ka qenë i hendikepuar nga Fair Play Financiar.

Por, Interi shpreson të dalë nga FFP në korrik dhe është në drejtim të mirë për këtë.

Sipas drejtorit Giuseppe Marotta dhe drejtorit sportiv, Piero Ausilio, ekipi fokusohet në përforcimet në mesfushë.

Një prej emrave të përmendur është edhe ylli i Real Madridit, Toni Kroos, i cili ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh.

Teksa Interi nuk ka ndërmend që ta paguajë atë shumë, me ndërrimin e trajnerëve në Bernabeu ka gjasa që Kroos të mos pranojë rinovimin.

Marrëveshja e mundshme për lojtarin do të jetë e vështirë duke konsideruar pagën e tij të lartë.

/Telegrafi/