Telegrafi

Interi në bisedime me Barcën për Deulofeun

Interi duket se megjithatë do të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Klubi Nerazzur ka nisur bisedimet me Barcelonën për anësorin, Gerard Deulofeu.

Deulofeu nuk do të gjejë minutazh te Barcelona pas rikthimit të Dembeles dhe transferimit të Coutinhos.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Barcelona

Corriere dello Sport shkruan se spanjolli do të largohet me shumë mundësi nga Barcelona dhe ekziston një marrëveshje në parim mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të Barcelonës.

Edhe presidenti i Barcelonës ka qenë në bisedime me Walter Sabatininin për një marrëveshje huazuese.

Megjithatë, Bartomeu është i interesuar që të përfshijë në marrëveshje edhe Milan Skriniarin për një transferim të mundshëm të tij gjatë verës te klubi katalanas.

Interi nuk di për fitore që shtatë ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/